ITALI- Një zjarr ka rënë orët e para të mëngjesit në një qendër që strehonte të miturit e huaj në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali ku për pasojë një 17-vjeçar shqiptar humbi jetën. I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter.
Edhe një i mitur i tretë i plagosur si dhe një edukator që punonte për strukturën, i transportuar në spitalin e Udines. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.
"Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar që ishte me ne për rreth një vit, një djalë shumë i mirë," i tha Michele Lisco, menaxheri i komunitetit, i cili i përket organizatës jofitimprurëse Aedis , raproton Agjencia e lajmeve Ansa .
E njëjta organizatë jofitimprurëse menaxhon gjithashtu një grup apartamentesh në Carpeneto dhe një në Cargnaço, gjithashtu në provincën e Udine.