‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, Burri qëllon me armë pa mëshirë gruan shtatzënë në maternitetin e Kosovës! Ishin në prag divorci

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, Burri qëllon me armë pa mëshirë gruan shtatzënë në maternitetin e Kosovës! Ishin në prag divorci

Autori Sokol Halili dhe viktima Hamide Magashi

KOSOVË-  Me dy krisma të njëpasnjëshme, 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje nga ish bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç në oborrin e maternitetit të Prishtinës.

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’-, mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Viktima dyshohet se u qëllua me dy plumba në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme në spital së bashku me fëmijën.

Trupi i shtrirë i viktimës qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta në oborrin e maternitetit ndërsa Sokol Halili rendi drejt makinës së tij tip ‘Opel’ për t’u zhdukur pa lënë gjurmë nga vendngjarja.  

Mediat e Kosovës raportojnë se menjëherë pas krimit të tij, Sokol Halili është larguar nga vendngjarja me makinë. 31-vjeçari është larguar me makinën tip ‘Opel Astra’ me targa 05-450-BC.

Dëshmi rrëqethëse kanë nxjerrë në dritë detaje të tmerrshme të tmerrit që viktima kishte kaluar nga ish bashkëshorti i saj. Jashtë kamerave, e tronditur nga ngjarja, e motra e viktimës rrëfeu se Sokoli dhe Hamidja ishin të martuar prej 1 viti dhe se për shkak të konflikteve të vazhduara mes njëri-tjetrit, Sokol Halili e kishte ngujuar prej 6 muajsh në banesë bashkëshorten shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Një familjar i viktimës teksa foli për mediat u shpreh se policia ishte në dijeni të gjithë ngjarjes pasi çifti ishin në proces divorci.

Sa i përket ngjarjes së rëndë, kanë reaguar kryeministri i Kosovës, presidentja Osmani dhe aktivistë. Kurti e ka cilësuar këtë autorin e ngjarjes mizor ndërsa Osmani u shpreh se duhet drejtësi për viktimën dhe se ngjarja është e tmerrshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë, kjo valë kriminale ndaj grave duhet të marrë fund

1669808507_Screenshot6.jpg

Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kosovë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani përmes një shkrimi në Facebook tha se ky rast është një tjetër krim makabër e njerëzor.

Ajo ka shkruar se një Kosovë e tërë po vajton për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur dhe për jetën që u shua pa të drejtë.

Ajo e quajti këtë ngjarje si  një krim makabër ç’njerëzore, e cila tha se pas kësaj ngjarjeje tronditëse nuk kishte fjalë për arsye se ato i kishte zëvendësuar dëshpërimi.

Presidentja e Kosovës e përmbylli duke thënë se përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal dhe se borxhi i tyre ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura dhe jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm e cila quhet DREJTËSI!

Postimi i plotë:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.

Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI!

Ora 22:32
Tronditëse/ ‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’, fjalët e fundit të gruas shtatzënë që u vra nga burri i saj në Kosovë

1669844041_31529283315368228000637136182428539359032156n1.jpg

Sokol Halili qëlloi pa iu dridhur qerpiku ndaj gruas së tij e cila mbante në bark një fëmijë me dy plumba. Një nga dëshmitarët okularë në ngjarjen, ka treguar fjalët e fundit të viktimës, e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Në një prononcim për KlanKosova, dëshmitarja ka treguar fjalët e fundit të viktimës.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka treguar dëshmitarja.

Ora 21:46
Vrasja e gruas shtatzënë nga burri i saj në Kosovë,  familjari i viktimës: Do lindte nesër! Policia ka qenë në dijeni që kishin mosmarrëveshje

1669841241_familjari.JPG

Një familjar i gruas shtatzënë e cila u vra sot në oborrin e maternitetit të Kosovës ka folur për mediat ku zbuloi se Hamide Magashi pritej që të lindte nesër.  

Familjari dëshmoi se Magashi ishte lajmëruar sot nga mjekët se ditën e nesërme do të lindte. 

“Ka qenë e martuar në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasur mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda. Ka ndejtur n’shpi të vetën deri tash kur i ka ardhë koha për lindje. Tash ka ardhur koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka nejtë të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai.

Sipas tij, ditëve të fundit, ajo nuk kishte treguar nëse ka pasur kërcënime nga bashkëshorti i saj me të cilin ishin në proces divorci.  

Ora 20:58
Vrasja e gruas shtatzënë nga burri i saj në Kosovë, del fotoja e çiftit! Autori e kishte mbajtur peng për 6 muaj bashkëshorten

1669838305_page.jpg

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë në Prishtinë!

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

Motra e viktimës ka treguar jashtë kamerave se për gjashtë muaj, autori e ka mbajtur mbyllur viktimën. Kjo e fundit ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mësohet se autoritet kanë qenë të njoftuar për rastin e abuzimit ndaj viktimës.

Ndërkohë autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ora 20:32
Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, Kurti: Dy ëngjëj në qiellin e pistë, vrasje mizore

1669477309_wrewrwewerewrwerwe.JPG

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si ‘vrasje mizore’ dhe autorin e ngjarjes e ka quatur ‘vrasës mizor’.

Kurti ka shkruar se më e rëndë është se kjo ngjarje ka nodhur në një klinikë gjinekologjike ku lindin gratë, duke u shprehur se u shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër.

Ai tha “Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”.

Postimi i plotë i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit:

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”.

Ora 19:41
Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, nënkryetarja e PDK: E shokuar! Autori meriton dënim maksimal

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është e shokuar nga ngjarja e rëndë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku është vrarë një grua shtatzënë. Për autorin thotë se meriton dënim maksimal.

“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatëzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.

“Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”, ka shkruar Çitaku.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maria CANGA: 17/03/2023 06:58

    Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: [email protected] ose WhatsApp: +2349046229159

    Përgjigju
  • Begu: 01/12/2022 10:21

    Ne vend te pergjegjesise te fajtoreve,apo atyre qe ishin ne dijeni per rrezikun qe i kanosej kesaj gruaje, ishte ne masa sigurie, as spitali e as organet pergjegjese nuk ishin ne nivel te detyres,kendaj ju beni apel per thellimin e percarjes u vra nje grua shtatzene,vertetm krim,por nga cilat pasoja erdhi krimi?!!!

    Përgjigju
  • sokol: 01/12/2022 08:26

    Dhimbje e madhe ngushëllime familjes ky mentalitet shqiptar duhet të marrë fund denim me varje si e marin guximin e dhunojnë një vajzë që e kanë lindur dhe rritur dikush tjetër,

    Përgjigju
  • Roni: 01/12/2022 03:18

    Meriton ngujim pa drite dielli per 60 vjet. Kalbesire dhe barbar.

    Përgjigju
  • Max: 30/11/2022 23:20

    Shqipetari eshte koqe kandari

    Përgjigju
  • Sejdi: 30/11/2022 22:03

    Mua si laik nga mjekësia, më ka lindur pyetja, bashkë më dëshirën për ta ditur: Cilat ishin përpjekjet e njësisë emergjente -profesionale mjekësore(në mesin e tyre ligjërues të mjekësisë të përgjithshme, të magjistraturës dhe të doktorant urës, për shpëtimin e shtatzënës, nëse jo, bile të foshnjës në brendësinë e saj?

    Përgjigju
    • Xhe: 01/12/2022 11:17

      90 minuta ka qen viktima ne obor pa nderhy askush. Esht pergjigje kjo apo mungon dhe ndonje gje?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos, nuk ka të lënduar