Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku një 4-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Tapizë.

Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues Erlis Beqjan ka përplasur kalimtarin Basri Balliu bashkë me djalin e tij 4 vjeç. Më pas shoferi i ka dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë por fatkeqësisht i mituri nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Më pas shoferi nga spitali është rikthyer dhe është vetëdorëzuar në komisiariatin e Policisë së Fushës Krujës.

"Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.