LIBRAZHD - Një incident ndodhi këtë të diel në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër teksa po punonin tokën.

I plagosur ka mbetur 45 vjeçari Olsi Elezi dhe dy gra të cilat kur po punonin, kanë dëgjuar një shpërthim të fortë dhe janë plagosur në gjymtyrë.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e dy grave por nuk kanë pësuar dëmtime.

Për mediat, Olsi Elezi tregoi momentin kur ndodhi shpërthimi, nga i cili fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzisht.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
U plagos duke punuar tokën me bel kur shpërtheu granata, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si plasi! Nuk mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty

 

Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd. Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.