Drejtonte makinën i dehur, i riu në Lushnje përplas familjen në lulishte, vdes gruaja, plagosen burri e djali

LUSHNJE-Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10 në qendër të qytetit në lagjen "Skënder Libohova”. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes dhe foton e viktimës.

Një makinë tip "Volkswagen" me targa AA  001 FT me drejtues një 22-vjeçar me inicialet A.H. në gjendje të dehur që po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke kaluar bordurën rreth 60 cm dhe ka marrë përpara një familje që ishte në lulishte duke duke pirë kafe, ndërsa ka thyer edhe disa pemë. Si pasojë ka humbur jetën në spital gruaja Teuta Aliçkolli 50-vjeçe, ndërsa janë plagosur burri Alfred Alickolli 54-vjeç dhe djali Ani Aliçkolli 24-vjeç.

Gruaja ishte duke qëndruar në lulishte së bashku me burrin dhe djalin në momentin që furgoni erdhi me shpejtësi dhe e zuri poshtë. 50-vjeçarja u transportua me shpejtësi në spital, por gjendja shëndetësore ishte mjaft e rëndë, pasi makina e zuri poshtë dhe nuk arriti që t'u mbijetonte plagëve.

Burri dhe djali i viktimës ndodhet në spital me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Zona në atë orar ka qenë mjaft e populluar dhe në lulishte disa mjaft persona, por fatmirësisht bilanci nuk ka qenë më i rëndë.

Viktima Teuta Alickolli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik plera fshatari i fshatarëve: 12/08/2019 06:49

    U duket vetja si nëpër filma këtyre m**ave. Një fundërrinë që tani do ta kalojë gjith rininë e tij, brenda. Ja kaq e thjeshtë. Ooooooooo bagëti fshatarë, lejini makinat dhe krhejuni tokave ti punoni. Nuk jeni për makina po për shat e lopatë!

    Përgjigju
  • shqipe: 12/08/2019 02:06

    Ky shoferi me qe ka qene i dehur ne zgjedhjet e ardhshme duhet te jete kandidat per deputet se vec nje ka mbytur. I ka pase tera mundesite me mbyt nja 5. Se di ku po shkojme por nje gje e di se spo dime te ndalojme.

    Përgjigju
  • Altin Tereziu: 11/08/2019 23:26

    Aksidentet Ndodhin ne cfar do lloj menyre Por Djali ishte i dehur dhe s mundi ta kontrollonte makinen dhe u perpas Familja duhet ta fali sepse djali nuk donte ta bente me qellim!!!

    Përgjigju
    • bledi: 12/08/2019 21:41

      po mo zoteri ti bej dhe darke atij legeni se i beri nder te madh familjes ai te kalbet ne burg kure mos e pafte djellin me

  • bledi hyska: 11/08/2019 14:18

    shteti denon ata qe i digjet nje llambe ne makine kurse keta kriminela i mer ryshfet dhe i le te lire nk ka shtet per popullin e ndershem

    Përgjigju
  • Goskova: 11/08/2019 09:59

    Dhe te mendosh qe kjo familje eshte shume e vuajtur, e persekutuar me gjithe jeten ne internime. U prefte ne paqe e ndjera, zoti i ndihmofte te shoqin dhe djalin

    Përgjigju
  • SHOFERA KAUCUKU: 11/08/2019 08:09

    Un mendoj qe keo lloj aksidentesh ndodhin nen efektin e ALKOLIT dhe te DROGES-Ngushellime familjareve-U prehte ne Paqe.

    Përgjigju
  • Na mytën bajgat katnarë: 11/08/2019 08:06

    Na mytën katnart! Katnar kudo!

    Përgjigju
  • Tmerr!: 11/08/2019 07:30

    Ky njeri qe nis fugonin me shpejtesi ne qytet dhe ju merr jeten njerzve te pafajshem ne punen e tyre eshte nje VRASES . Duhet te denohet njesoj sikur ti ket vrare me arme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë