E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma

E rëndë në Lushnjë/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 43-vjeçari rëndë tek Trauma

Irdi Nasufi,Fabjol Hysie Enea Korreshi

LUSHNJË- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 20-vjeçarin, Irdi Nasufi si dhe ka caktuar detyrim paraqitje për 17-vjeçarin me iniciale E.K. Të dy kanë dhunuar barbarisht një burrë me aftësi të kufizuara, që nuk flet as nuk dëgjon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 20 Marsit në qytetin e Lushnjes, ndërsa autorët kanë pranuar fajësinë gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Fierit.

Fabjol Hysi, 43-vjeç është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë teksa kalonte në rrugë, pranë xhamisë së Lushnjes. Ata e kanë goditur me grushte dhe gurë, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup. Fabjol Hysi ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në shërbimin e Neurologjisë. Mjeket thanë se është në gjendje stabël por nuk ka kaluar ende rrezikun për jetën.

Sipas autorëve, 43-vjeçari i ka ofenduar, por dëshmia e tyre është marrë me rezerva nga hetuesit, pasi ai është shurdhmemec.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ku pre e dhunës ka rënë 43-vjeçari me aftësi të kufizuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Lushnje/ Dy të rinjë dhunuan 43 vjeçarin me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar, policia mohon se fshehu ngjarjen

Policia e Fierit mohon akuzat se ka tentuar të fshehë dhunimin e 43 vjeçarit nga Lushnja me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjuar nga dy të rinjtë banues të këtij qytetit dhe se e ka përcjellë informacionin zyrtar ditën kur ka ndodhur ngjarja. 

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.03.2025, në qytetin e Lushnjës ku një 43-vjeçar është goditur me gur nga 2 shtetas, dhe pretendohet se policia ka fshehur ngjarjen, ju bëjmë me dije se:

Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Fier, ka kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, ka reaguar dhe ndjekur në kohë ngjarjen dhe në asnjë moment nuk ka tentuar të favorizojë autorët apo të fshehë lajmin, por ka kryer të gjitha procedurat konform ligjit dhe e ka bërë ngjarjen publike në njoftimin e dhënë për shtyp dhe konkretisht: 

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Policisë menjëherë kanë reaguar duke  bërë arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, shtetasve I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç.

Pas veprimeve të kryera, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë njoftimin për shtyp më datë 21.03.2025 në përmbledhjen ditore, konkretisht, njoftimi për këtë lajm është dhënë si më poshtë: "Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve".

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rea: 24/03/2025 17:02

    duhen tredhur keta dy lepujt e lushnjes

    Përgjigju
  • Meri: 24/03/2025 14:06

    Njērzē barbar,kriminel,vemje,parazit tē pēshtir,pse duhet tē dēmtoni nji person qē nuk ështē fizikisht i barabart me ju.Dënim maksimal për kēta kriminel,dhe prindërit e këtyre,të paguajnë tē gjitha shpenzimet spitalore deri në shërim të plot.Shërim të shpejt viktimës.

    Përgjigju
  • ligji: 24/03/2025 13:08

    Denim maksimal per ata dy kafshet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH