Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, (3 qershor 2023) në Përmet në lagjen 'Partizani'. Një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.

I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

Dhimbja e babait!

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”

Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. 

I tronditur nga ngjjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ato kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre, raporton gazetari i Report TV Piro Nase teksa solli në redaksi dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.

Arrestimi i 24 vjeçarit 

Çifti Muhollari janë prindër të 4 fëmijëve, Albit dhe 3 vajzave. I riu kishte vite që jetonte në Amerikë. 

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:47
E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit, i cili mbrëmjen e sotme mbyti me plasmas nënën e tij në një apartament në lagjen “Partizani” të Përmetit.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Gazetari i Report TV Piro Nase duke raportuar nga vendi i ngjarjes, thotë se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë.

Mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur debat. 

Ekspertë të kriminalistikës dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet hetimore. Madje gazetari i Report TV që raportoi në orën 23:40 të mbrëmjes së sotme tha se trupi I të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.

Ora 23:33
24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Pamjet e para nga banesa ku ndodhi krimi i rëndë në Përmet

Ekspertë të kriminalistikës kanë mbërritur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në banesën në Përmetku ndodhi krimi i rëndë.

Report TV sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

68-vjeçarja Zeniat Muhollari u vra nga djali i saj 24 vjeç.

I riu Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën.

Të dy prej kohësh jetonin në Amerikë, dhe ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

Ora 22:26
Mbyti nënën e tij me plastmas, 24-vjeçari jetonte prej vitesh në Amerikë, ishte kthyer në Përmet për pushime

1685824294_policianaten.JPG

Albi Muhollari ka qenë në gjendje të rënduar depresive kur ka kryer vrasjen e nënës së tij Zeniat Muhollari. Burime bëjnë me dije se e ka mbytur me plastmas. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.