Një 80-vjeçar nga Kosova është mbytur mesditën e sotme, teksa ishte duke u larë në det në plazhin e Golemit.
Një pushues ka humbur tragjikisht jetën në plazhin e Golemit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në Golem, ku dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht 80-vjeçari nga Kosova me iniciale R. O.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Komento