Një fëmijë 1-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga një kamion në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë.
Sipas policisë fëmija, këmbësor ka marrë lëndime të rënda në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”,- njofton policia.