E rëndë në SHBA! Vajza 3 vjeçare gjen armën e mbushur dhe vret motrën 4 vjeçe

E rëndë në SHBA! Vajza 3 vjeçare gjen armën e mbushur dhe vret motrën 4 vjeçe

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, SHBA. Një vajzë 3 vjeçe gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur në shtëpi dhe qëlloi aksidentalisht motrën 4 vjeçe duke e vrarë.

Dy vajzat ishin vetëm në dhomë, ndërsa 5 të rritur, të gjithë familjarë ose miq, ndodheshin në ambiente të tjera të shtëpisë. Hetimet për ngjarjen e rëndë kanë nisur për të zbuluar kush ka treguar papërgjegjshmëri duke lënë armën e mbushur dhe pa mbikëqyrje në një vend të pasigurt.

Tragjedia ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale në qytetin e Hjustonit, ndërsa të dy prindërit ishin të bindur se njëri prej tyre po ruante dy vajzat. Pasi dëgjuan shkrepjen e armës, vrapuan në dhomë ku gjetën vajzën e vogël të vdekur dhe s’mund të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë.

Është hera e dytë në Teksas që nga fillimi i vitit që një fëmijë shkakton një tragjedi me armë. Më 3 shkurt në Ëharton, një djalë gjeti armën e nënës së tij dhe qëlloi veten. Në vitin 2023, deri tani janë 58 persona që janë qëlluar aksidentalisht nga armët e mbajtura nga fëmijët. Në rreth 20 raste, ka pasur viktima.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno