Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 10 vjeç ka ndodhur mbrëmjen e të martës në fshatin Samrisht të Shkodrës. I mituri është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij. Për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe ndonëse ambulanca ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë, i mituri i identifikuar si B.J., ka ndërruar jetë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se xhaxhai i identifikuar si Vlash Jakaj, 68 vjeç ishte duke pastruar armën dhe është shkrehur. Arma e gjahut ‘çifte’ që i mori jetën të miturit ishte me leje në ngarkim të xhaxhait. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë xhaxhai, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.