TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes dhe abuzimit seksual me një vajzë. Mësohet se i riu jetonte në një banesë të marrë me qira në kryeqytet dhe po në të njëjtën shtëpi, por në dhomën ngjitur, të premten një 49-vjeçar kishte shkuar të jetonte me qira me të dashurën e tij, rreth të 30-ave.
Kjo e fundit kishte pak kohë që ishte njohur me 49-vjeçarin, i cili po ditën e premte ishte kthyer nga Greqia në vendin tonë. I riu, mesditën e së shtunës, është futur në dhomën e tyre duke i marrë i vjedhur me dhunë 49-vjeçarit një sasi parash dhe aparatin celular.
Më pas ka marrë me forcë të dashurën e tij rreth 30 vjeçe, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë me të. Rasti në Komisariatin nr. 3 është denoncuar nga 49-vjeçari, teksa kur policia mbërriti në banesë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit 25-vjeçarit.
Arrestim ne flagrance nenkupton qe ai ishte ne marredhenie e siper me ate gocen?
PërgjigjuNgjarje e shpikur shume interesante per te larguar Vemendjen nga shume poshtersi qe po Ndodhin dita dites... kjo histori perdhunim-grabitje! Ska pike lidhje te jete reale, nuk lidhet hic si skeme ! Ngjarjet i shpikin per te mbuluar shume pislleqe te vetat...
PërgjigjuNgjarje e çuditshme. Si përrallë për të rritur.
Përgjigju