Tiranë/ Loja u kthye në tragjedi, mbyten dy vëllezër në liqenin e Prushit, u hodhën me litar! 14-vjeçari u fut në ujë për të shpëtuar vëllanë e vogël

TIRANË- Një lojë mes bashkëmoshtarësh është kthyer në tragjedi për dy fëmijët e mitur të familjes Taku, të cilët humbën jetën pasditen e sotme, pasi u mbytën në liqenin e Prushit, në afërsi të Vaqarrit.

Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me 6 fëmijë të tjerë, me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen. Sipas banorëve dyshohet se 10-vjeçari ka rënë në liqen dhe ka rrezikuar të mbytet, e më pas për ta shpëtuar është futur vëllai i madh, por që fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy.

Me shumë sakrificë i kishte rritur, Luan Taku dy djemtë e tij! Kështu tha fqinji i babait të dy fëmijëve që u mbytën, për të cilin tha se ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetonte duke mbledhur hekurishte.

Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë. Kjo pasi sipas një banori të zonës, që foli për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, i cili ishte në vendin e ngjarjes, tha se edhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor aty pranë.

Edhe më parë liqeni i Prushit ishte kthyer në vend tragjedie, pasi një vit më parë ishte mbytur një 15 vjeçar. Janë të shumtë, tha një banor i zonës, vendasit që e vizitojnë liqenin gjatë ditëve të nxehta të verës, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë tabelë paralajmërimi apo rreziku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Mbytja e dy vëllezërve në liqenin e Prushit, flet për Report Tv fqinji: Ishin 6 fëmijë, dy të tjerë u shpëtuan nga një banor i zonës! Familja në gjendje të rëndë ekonomike

Dy vëllezër u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Prushit, por tragjedia mund të ishte edhe më e rëndë. Kështu tha për Report Tv, për gazetarin Sokol Dema, fqinji i Luan Takut, babait të dy fëmijëve të mitur, pasi edhe 2 fëmijë të tjerë kishin rrezikuar që të mbyteshin, por ishin shpëtuar nga një banor. Banori tha po ashtu se familja është në gjendje të rëndë ekonomike.

‘I kam komshinj. Janë familje shumë e dobët ekonomikisht. Të vejë shteti dorë në zemër. I ati mbledh hekurisht që jetojnë, me zor i ka rritur ato fëmijë. Të dy djemtë. Kanë edhe një vajzë pak më të madhe. Por janë shumë familje e dobët ekonomikisht. Gjatë verës vijnë fëmijët këtu dhe freskohen. E morëm vesh nga kushërinjtë. Kanë qenë 6 kalamaj, kanë qenë duke u mbyt edhe dy të tjerë. Ka qenë një banor i zonës që i ka nxjerrë. Në këtë liqen janë mbytur 6 vetë që kur është kthyer në rezervuar.’- tha banori.

Ora 20:48
Loja që u kthye në tragjedi, fëmijët kapeshin pas një litari e hidheshin në ujë! Dy vëllezërit u mbytën tragjikisht

1653676031_WhatsAppImage20220527at8.24.22PM.jpeg

Një lojë u kthye në tragjedi ndërmjet një grupi fëmijësh në liqenin e Prushit në Tiranë. Dy vëllezërit të cilët u mbytën, dyshohet se po luanin bashke me bashkëmoshtarët e tyre buzë liqenit dhe kishin lidhur një litar në një pishë aty pranë. Më pas fëmijët kapeshin pas litarit, dhe rrëshqisnin në ujë. Dyshohet se një prej tyre, 10 vjeçari, ka rënë në ujë dhe ka qenë duke u mbytur. Për ta shpëtuar është futur në ujë edhe vëllai i madh, por të dy fatkeqësisht janë mbytur.

Ora 20:17
Thellohet tragjedia, dy fëmijët e mitur që u mbytën në liqenin e Prushit ishin vëllezër! 13-vjeçari u fut të shpëtonte vëllain

 

Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë. Dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër, të moshës 11 dhe 13 vjeç me mbiemër Taku. Dyshohet se vëllai i madh u fut në ujë për të shpëtuar vëllain e vogël.

Ora 20:00
U mbyt në Liqenin e Prushit, nxirret trupi i pajetë edhe i fëmijës tjetër

Është nxjerrë trupi i pajetë i fëmijës tjetër, i cili u mbyt pasditen e sotme në Liqenin e Prushit. Forcat Polumbare të Reneas kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy vëllezërve, të cilët janë gjetur shumë shpejt nga polumbarët. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ora 19:44
Nxirret një nga trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit (VIDEO)

Polumbarët kanë gjetur një nga trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit. Report Tv ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa është nxjerrë trupi i pajetë i një prej të miturve. Polumbarët e Reneas janë në këkrim të trupit tjetër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/05/2022 11:31

    Ah shpirtat e vegjel tibmbushin syte me lote.Engjej

    Përgjigju
  • anna: 28/05/2022 08:41

    O zot cfare tragjedie shkuan keta 2 engjej ne boten tjeter pa u ngopur me buke e me lojra femijerie.Zoti ju dhente force prinderve me e perballu kete dhimbe te madhe deri tani te varfer ekonomikish tash e me tej edhe shpirterisht.

    Përgjigju
  • Bukurie: 27/05/2022 21:42

    O zot jeni force atyre prinderve te shkaterruar nga kjo tragjedi e pa per shkruar sa gjynah, sa tmerr zoti ju dhashte force per te qendruar me kembe zoti ju ndihmofte , keqardhje pa fund.

    Përgjigju
  • rezi: 27/05/2022 21:34

    Keqardhje për këto humbje jete. O prindër, mendoni pak për ditët e fëmijëve, shoqërojini një herë atje ku luajnë dhe mos i lini vetëm. Tragjedi e madhe, humbje jete kot. Dhe këtu nuk ka pse shkruhet për gjëndje ekonomike, sigurisht që duhen të ndihmohen por nuk është dekoratë në këtë moment të dhimbshëm. Ngushëllime.

    Përgjigju
  • Turi: 27/05/2022 20:31

    Tragjedi e madhe zoti tju mbaj mendjen dhe tu jap force prinderve dhe familjareve ngushellime per ata dy engjej te vegjel !

    Përgjigju
  • Paul: 27/05/2022 19:57

    Fajin eshte i prinderve qe nuk porosisin femijet te mos lahet ne liqen......

    Përgjigju
    • So bi: 27/05/2022 23:13

      E drejte populli, shume e drejte, turp paul.... Turp per fjalet qe Nxjerr ne ket moment.....

    • Populli: 27/05/2022 20:49

      Paul nese ske 1 fjale te ngrohte per ata 2 prinder qe sot vdiqen bashke me djemte qe ju mbyten me mire hesht. Gjykatesin nuk te kerkoi njeri ta besh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar