E rëndë në Vlorë, 12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë dhe plagoset! Niset drejt Spitalit të Traumës për mjekim, dyshohet se ra aksidentalisht

E rëndë në Vlorë, 12-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë dhe plagoset! Niset drejt Spitalit të Traumës për mjekim, dyshohet se ra aksidentalisht

Policia e Vlorës

Vlorë- Një ngjarje dramatike ka ndodhur në qytetin e Vlorës një ditë më parë (27 shkurt).

Një vajzë e mitur është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së saj, në rrethana që paraprakisht deklarohen si aksidentale nga policia vendore.

Për pasojë, 12-vjeçarja ka marrë plagë serioze në trup dhe kokë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, kurse policia nisi menjëherë hetimet pas sinjalizimit dhe referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme.

E mitura pas mjekimit të parë në spitalin rajonal, mësohet se është nisur për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

“Specialistët referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 27shkurt, një shtetase e mitur, 12 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës, në lagjen “Pavarësia 2”. E mitura u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia.

Pista e parë e hetimit është rënia aksidentale nga lartësia prej vogëlushes, por hetimet mbeten ende aktive për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas shashkës së të ftuarës

‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas shashkës së të ftuarës