Një 65-vjeçar shqiptar së bashku me katër djemtë e tij janë arrestuar nga autoritetet zviceriane dhe po përballet me akuzën se ka mbajtur peng 4 vajza në Zvicër prej 16 vitesh.
Shqiptari nga Kosova, së bashku me katër djemtë e dij do të dalë para gjykatës javën e ardhshme. Mësohet se si kishte sjellë katër vajza nga 14 deri në 17 vjeç në Zvicër ku i kishte mbajtur të mbyllura për secilin prej katër djemve të tij. Për më shumë se 16 vite, babai dhe katër djemtë e tij, abuzuan me vajzat duke i detyruar që të bënin punët e shtëpisë, shkruajnë mediat e huaja.
Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte bashkëshortin e saj vetëm nga fotot dhe u organizua martesa e detyruar. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeçe, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën torturuesve për një shumë prej 300 eurosh.
Jeta më e mirë doli shpejt të ishte një kurth. Sipas aktakuzës, patriarku Albrim F (65 vjeç) i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre: me dhunë brutale fizike dhe psikologjike. Gratë u rrahën vazhdimisht, u poshtëruan, u kërcënuan me vdekje, u izoluan dhe u përdhunuan nga anëtarët e familjes.
Komente

