Një 59-vjeçare është goditur sot nga një kamion pranë spitalit rajonal të Vlorës.  Aksidenti ka ndodhur orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.  Gruaja ishte duke kaluar rrugën pasi punon sanitare pranë spitalit!

59 vjeçarja Novruze Bregaj  është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale!

Mësohet se ajo ka ka marre disa dëmtime në trup, më të rëndat në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se shoferi i kampionitm G.D, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.