Një nga të plagosurit i cili po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës është i riu Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në syrin e majtë gjatë përplasjes me policinë në sheshin "Skënderbej."

Me gjakderdhje në sy dhe dhimbje të forta, i riu u transportua menjëherë në spital nga automjeti i Report Tv që i erdhi në ndihmë.

Protestuesi Vishkulli dyshohet se mund të jetë plagosur nga një fishek gome nga policia, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, kërkoi identifikim pa vonesë për autorin.

"Prokuroria e Tiranës duhet të veprojë menjëherë, pa asnjë vonesë, për të identifikuar urdhëruesin dhe autorin e këtij akti makabër, të qëllimit me plumb në sy ndaj një të riu, i cili në këto momente po lufton në sallën e operacionit për të shpëtuar shikimin në syrin e majtë", shkroi Bardhi.

I riu njihet si një nga tifozët ultras të Kombëtares dhe të Elbasanit. 

“Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty vëlla”, shkruhet në një postim të ndarë në rrjete sociale nga grupi Tifozët Kuq e Zi.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Mbështetës i zjarrtë i Kombëtares, grupi Tifozët Kuq e Zi reagon për të riun e plagosur në sy: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Tifozët Kuq e Zi, grupi i ultrasve të Kombëtares, ka ndarë një postim në rrjetet sociale për Erjon Vishkullin, të riun e lënduar në sy gjatë protestës së sotme. Ata thonë se Vishkulli ka dashur vetëm të angazhohet në shërbim të vendit, ndërsa i urojnë shërbim të shpejtë.

“Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty vëlla”, shkruhet në një postim të ndarë në rrjete sociale.

Ora 20:45
I riu u lëndua në sy, Bardhi: I është nënshtruar operacionit, Prokuroria të identifikojë pa vonesë autorin

1791449482_gazmentbardhi.JPG

Gazment Bardhi kërkon identifikim të menjëhershëm të autorit që lëndoi me fishek të dyshuar gome të riun Erjon Vishkulli. Sipas shefit të grupit të PD, Vishkulli i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në syrin e majtë për të shpëtuar shikimin.

Ndër të tjera, bën me dije se ai është tifoz ultras i Kombëtares dhe i Elbasanit.

Reagimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës duhet të veprojë menjëherë, pa asnjë vonesë, për të identifikuar urdhëruesin dhe autorin e këtij akti makabër, të qëllimit me plumb në sy ndaj një të riu, i cili në këto momente po lufton në sallën e operacionit për të shpëtuar shikimin në syrin e majtë.

Sot, jo nesër!

Kushdo që ka urdhëruar dhe kushdo që ka kryer këtë akt të rëndë duhet të identifikohet, të vihet përpara drejtësisë dhe të arrestohet pa asnjë vonesë, në përputhje me ligjin. Nesër mund të jetë tepër vonë. Prokuroria dhe organet ligjzbatuese duhet të dëshmojnë me veprime konkrete se jeta dhe shëndeti i çdo qytetari janë të shenjta dhe se askush nuk është mbi ligjin kur cenon të drejtat dhe integritetin fizik të një të riu!

Erion Vishkuli është një i ri patriot, tifoz ultras i Kombëtares dhe i Elbasanit, i cili protestonte për një Shqipëri më të mirë. Ai nuk ka kryer asnjë krim dhe nuk ka bërë asnjë faj që të justifikojë një dhunë të tillë. Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë një akt të tillë makabër.

Në këto momente të rënda, lutemi të gjithë për shëndetin e Erionit dhe për rikuperimin e tij të plotë. Jemi pranë tij dhe familjes së tij, me solidaritet dhe mbështetje të pakushtëzuar.

Drejtësi për Erionin! Asnjë vonesë, asnjë tolerim, askush mbi ligjin!

Ora 19:03
U plagos në sy gjatë protestës së dhunshme, momenti kur i riu transportohet te ‘Trauma’ me makinën e Report Tv (VIDEO)

Një i ri, i cili ka mbetur i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, është transportuar në Spitalin e Traumës me automjetin e Report Tv.

Dyshohet se i riu mund të jetë plagosur nga një fishek gome i qëlluar nga Policia, por kjo gjë është ende e pakonfirmuar.