E rëndë në Itali/ Shqiptari mbyt gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur 4 e 6 vjeç, arrestohet! Rrëfimi i djalit në kamera: Babi vrau mamin! (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhurnë orën 05:00 të mëngjesit të sotëm (9 tetor 2024) në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali. Një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve të tyre.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeçe, Eleonora, në kulmin e një debati mes tyre, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, shkruan "La Repubblica".

Pas ngjarjes së rëndë, autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë deklaruar se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje të rënduar psikologjike. Shkak dyshohet depresioni nga i cili vuante kohët e fundit, por po verifikohen edhe pistat e tjera.

Policia italiane po vijon punën për përcaktimin e motivit të ngjarjes. Viktima kishte shkuar para një muaji në Itali.

Pas ngjarjes, policia është njoftuar nga kunata e Lulzimi I ka kërkuar ndihmë kuntës së tij për të dërguar Eleonoren në spital. Ajo ka telefonuar me videothirrje nipërit e saj të cilët i kanë treguar se çfarë kishte ndodhur. Më pas motra e të ndjerës ka tëlefonuar policinë e cila e ka gjetur 30 vjeçarin pranë banesës së tij dhe më pas e ka arrestuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Policia italiane në vendngjarje

Momenti më i dhimbshëm i të gjithë historisë së krimit në familjen shqiptare në Caserta ka qenë telefonata me videokamera e tezes së fëmijëve.

Në fakt ka qenë Lulzim Toci që pasi mbyti në gjumë në shtratin bashkëshortor 24-vjeçaren që ndodhej në Itali prej një muaji, shkoi të shtëpia e kunatës dhe i tronditur i tha se kishte kryer krimin. Ajo nuk e besoi dhe telefonoi në banesë.

Iu përgjigj nipi 6-vjeçar me videokamera. Nga krahu tjetër ai i tha se “babi ka vrarë mamin!”, shkruan “La Repubblica”. Jo vetëm kaq, por me anë të kameras ai ka treguar edhe trupin e pajetë të nënës në shtrat.

Ky ka qenë momenti më shokues dhe menjëherë ajo ka telefonuar policinë dhe nxituar te shtëpia për të marrë nipërit. Me vdekjen e Eleonora Tocit, numri i tmerrshëm i krimeve kundër femrave arriti në 31 vetëm në vitin 2024 në të gjithë Italinë.

Para prokurorit Gaudino të gjykatës Santa Maria Capua Vetere, Lulzim Toci pas arrestimit bëri deklarata konfuze për krimin e kryer por motivi mbetet ende për t'u sqaruar.

Ai u arrestua nga policia gjyqësore për vrasje të rëndë. 30-vjeçari u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere. Prokuroria ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në spitalin e Caserta, për autopsi.

Shtëpia ku ndodhi krimi në familje
Ora 15:47
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën

Lulzim Toci, shqiptari i dyshuar për krimin dhe skena e krimit në Itali

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare, në Caserta të Italisë, mëngjesin e sotëm (9 Tetor), teksa bashkëshorti ka mbytur gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar depresive.

Eleonora Toci, është 24-vjeçarja shqiptare viktimë e duarve të burrit të saj Lulzim Toci, 30 vjeç, me banim në San Felice a Cancello. Por detaji më i dhimbshëm ka qenë fakti se viktima ndodhej në vendin fqinj vetëm prej 1 muaji.

Ajo ishte bashkuar me bashkëshortin e saj, Lulzim Toci, një punëtor bujqësi 30-vjeçar. Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe për nevojat e tyre, në “Via Caravaggio”, për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç. Pikërisht në atë shtëpi, në agim, ndodhi tragjedia.

Sipas këqyrjes paraprake të hetuesve, Lulzimi ka shtrënguar fort duart rreth qafës së 24-vjeçares. Edhe pse Leonora u përpoq të mbrohej, pa sukses. Krimi makabër ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit.

Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim, shkruan "CasertaNews".

Lulzimi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata. Ai kërkoi ndihmë. Gruaja, e pabindur për atë që kishte ndodhur, bëri një telefonatë me video në telefonin e Eleonorës. Njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër, që ka pohuar se “babi vrau mamin”.

Në atë moment gruaja lajmëroi policinë. Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë. I dyshuari u gjet në gjendje depresive të rënduar dhe i çorientuar plotësisht.

Ekspertët italianë në shtëpinë e krimit
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 09/10/2024 13:13

    Ca behet kshu? Une ne 5 te mengjesit jam duke pare endrra ndersa tjetri ka kohe per shamate e vrasje or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?