Një dukuri e rrallë është vënë re në Parkun Kombëtar të Qafështamës. Një qytetar ka filmuar një kaproll i cili shëtit nëpër parkun Kombëtar të Qafështamës.

Duhet theksuar se kaprolli në këtë zonë ishte zhdukur që në vitin vitin 1992 dhe që prej asaj kohe nuk kishte asnjë gjurmë apo shenjë të kësaj kafshe mbreslënëse.

Video është filmuar paraditen e sotme. Sipas ekspertëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, prezenca e kaprollit vjen si rezultat i moratoriumit të kafshëve dhe shpendëve, i vendosur nga qeveria dhe puna e ADZM, Durrës.

Prania e kaprollit shihet dhe si një atraksion që i shtohet kësaj zone turistike përpos bukurive natyrore dhe vetive kuruese që i atribuohen këtij parku.