Tiranë-Kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj ka bërë celebrimet për martesën gjatë ditës së sotme. Një tjetër e veçantë e kësaj është se celebruesi ka qenë Kryebashkiaku Erion Veliaj në ambientet e bashkisë së Tiranës. Ndodh rrallë herë të shikojmë që kryebashkiaku të celebroj një tjetër kryetar bashkie.
Çifti Dedaj ka publikuar foto në rrjete sociale ku tregohet momenti i celebrimit.
“Urime Ndrec & Larisa për vendimin tuaj të madh – u plakshi bashkë dhe faleminderit që mbollët 2 pemë përpara celebrimit”, shkruan Veliaj, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga ceremonia e mbajtur në bashkinë e Tiranës.
49 vjeçari Ndrec Dedaj vjen nga radhët e Partisë Socialiste.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com