ITALI- Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi kanë vrarë me pistoletë bashkëkombasin e tyre 25-vjeçar.
Të arrestuarit janë identifikuar si Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, ndërsa 25-vjeçari i plagosur ka inicialet D.E.
Shqiptarët e qëlluan me një plumb në bark të riun dhe të bindur se ai kishte ndërruar jetë, e hodhën në në lumë. Por 25-vjeçari ka arritur të shpëtojë dhe të kërkojë ndihmë.
Fillimisht ata kishin lënë një takim me të riun më 1 janar rreth orës 22:30. Gjatë takimit,ata akuzuan të riun për vjedhje të kokainës së tyre, gjë që 25-vjeçari e ka mohuar.
Por mohimi i tij nuk i bindi shqiptarët të cilët morën të riun me vete me një makinë tip “Jaguar”, duke e çuar në një shtëpi private duke vazhduar me “pyetsorin”.
Këtu, 25-vjeçari është torturuar nga bashkëkombasit e tij duke u qëlluar edhe me armë zjarri. Pasi e qëlluan për herë të fundit në bark, shqiptarët e hodhën në lumë të bindur se i mbyllën hesapin me të riun. Por ai arriti të kapej pas një shkurreje dhe të dilte në breg duke kërkuar ndihmë.
Pasi dha dëshminë e tij lidhur me ngjarjen, policia arriti që të identifikonte dhe të arrestonte shqiptarët e tjerë. Tashmë ata ndodhen pas hekurave të burgut ku edhe do të presin që të dalin para gjykatës për të marrë dënimin e tyre.
Komente











Keta krime makaber nuk falen duhte qe td marin ndeshkimin e merituar
Përgjigju