E rrethuar nga agjentët sekretë
Ja si mbërrin motra e Kim Jong Un në Seul

E rrethuar nga agjentët sekretë<br />Ja si mbërrin motra e Kim Jong Un në Seul<br>
Motra e Kim Jong Un sapo ka mbërritur në Korenë e Jugut, duke u bërë anëtarja e parë e dinastisë duëheqëse të Phenianit që shkel në këtë vend, që prej luftës së Koresë.

Kim Yo Jong është pjesë e një delegacioni të nivelit të lartë të udhëhequr nga kreu i ceremonial i shtetit të Veriut, Kim Yong Nam. Ai është zyrtari më i lartë i të gjitha kohërave i Koresë së Veriut që shkon në Jug, teksa Lojërat Olimpike Dimërore po mundësojnë një riafrim ndërmjet rivalëve.

Avioni i tyre i bardhë Ilyushin-62, me germa koreane ku shkruhet 'Republika Demokratike Popullore e Koresë”, që ëhstë edhe emri zyrtar i Veriut, u ul në aeroportin e Incheon-it në Seul.

Motra e udhëheqësit të Veriut, u pa e rrethuar nga një mori agjentësh specialë të vendit të izoluar.

Bëhet fjalë për plot 21 të tillë.

Anëtari i fundit i familjes Kim që kishte shkelur në Seul ishte gjyshi i Yo Jong, Kim Il Sung, themelueis i Veriut, pasi forcat e tij e e rrethuan më 1950 dhe kryeqyteti i Jugut ra.

[gallery]25524[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit