TIRANE-E rrihte sistematikisht gruan dhe e kërcënonte me një armë që e fshihte nga dytë e familjarëve të tjerë. Por durimi ka një kufi. Gruaja e denoncon burrin dhunues dhe i zbulon policisë se ku e fshihte i shoqi armën me të cilën e kërcënonte se do e vriste. Shqiptarja.com siguron videon sesi policia zbulon armen qe mbante te fshehur bashkeshorti tashme ne pranga.
Policia njoftoi sot se një 45-vjeçar në Tiranë është arrestuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3. pasi ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Ishte vetë bashkëshortja M.H që ka bërë kallëzimin ndaj Vesel H. i cili si motivacion për dhunën ka xhelozinë.
Gruaja gjithashtu ka treguar se 45-vjeçari mbante të fshehur në oborrin e banesë së tyre një armë zjarri.
Nga kontrolli i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- Një armë zjarri automatike, model 56
- Një krehër me 20 fishekë
- 385 fishekë model 56
- 15 fishekë model 54.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO