ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku Musa Sula 56-vjeç ka humbur jetën dhe Tomorr Mjekërzaku, 65-vjeç, ka mbetur i plagosur pasi të dy janë zënë poshtë një masivi çimento.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima që mbeti poshtë masivit të çimentos, kishte 22 vite i punësuar në fabrikë.
Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona, të cilët janë punëtorë të fabrikës. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsinë, e cila ende nuk ka përfunduar, deri në orën 21:00.
NJOFTIMI I PLOTË:
Elbasan
Informacion paraprak
Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sa keq, bajgëri e gjallë pasigurie në punë..
PërgjigjuU bere i gjalle ti, lesho helm.