E rëndë/ Shkoi të rregullonte dritat në një banesë në Krujë, elektricistin e zë korrenti dhe vdes në vend

E rëndë/ Shkoi të rregullonte dritat në një banesë në Krujë, elektricistin e zë korrenti dhe vdes në vend

Foto ilustruese

KRUJË- Një elektricist ka gjetur vdekjen në krye të detyrës, teksa po punonte në një banesë.

Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar me inicialet I. C., rreth moshën 40-vjeç, teksa kjo ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19:45.

" Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç,  duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Kjo nuk është hera e parë që një elektricist ka humbur jetën teksa po punonte, duke vënë theksin edhe një herë të siguria në punë, ku në të shumtët e rasteve, viktimat nuk kishin marrë asnjë masë sigurie 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?