E shembur gjatë regjimit komunist, rindërtohet pas 55 vitesh xhamia e Ballies në Elbasan, priti qindra besimtarë për Kurban Bajram

Pas 55 vitesh hapet xhamia e Ballies, një objekt i rëndësishëm për besimin dhe trashëgiminë kulture, që ishte shembur nga diktatura komuniste.

Inaugurimi i xhamisë, që u rindërtua nga fillimi, mbi themelet e së vjetër u bë mëngjesin e kësaj të shtune, ku qindra besimtarë falën Kurban Bajramin.

"U bë e mundur me një ndihmesë nga Kuvajti dhe nga një familje e nderuar e tij si dhe me kontributin  nga qytetarëve elbasanas. Për ne Kurban Bajrami sot është i veçantë.", shprehet njëri prej besimtarëve.

Xhamia e re është më e madhe dhe stil modern, por ka ruajtur disa elemente të xhamisë së vjetër që datonte prej shekullit XVI.

"Pas plot 55 viteve jemi të nderuar. lumtur të dëshmojë rindërtimin e saj. Ndonëse ajo vjen me një arkitekturë bashkëkohore, jo përmes asaj të dikurshme osmane, por ajo që ne përjetojmë është shpirti që përçon. Vlerat dhe shenjtëria nuk qëndron në muret e saj por në traditën dhe historinë  që ka ruajtur në rrjedhën e shekujve.", thotë  Myftiu Agim Duka

Puna për rindërtimin e saj nisi 7 vite më parë me financim të qeverisë së Kuvajtit. Me 4 4 kate dhe sipërfaqe rreth 1900 metra, xhamia e Ballies  ndodhet në qendren muzeale të Elbasanit. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'