“Trupa e prokurorëve ndodhet përpara procesit historik të rivlerësimit për vetë prokurorët dhe tërë sistemin e drejtësisë. Mbështetje të vendosur për çdo prokuror për të vazhduar me përkushtim ushtrimin e funksioneve, që procesin e rivlerësimit ta shohin jo si ndëshkim, por si mundësi për dinjitet, reputacion për vete dhe institucionin.
Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar problematikat e të shkuarës dhe për të vazhduar me forcë përpara në shërbim të interesave madhore të përbashkëta” tha Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku.
Ndryshimet në strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme:
1-Drejtoria Gjyqësore;
2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;
3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;
4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;
5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.
6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Në mbledhje u prezantua edhe Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm.
d.b/shqiptarja.com










