Më pas, brenda 5 ditëve, organi përgjegjës kërkon verifikimin e plotë nga Prokuroria e Përgjithshme të deklarimeve të bëra kur ka indicie mbi bazën e një kërkese, ose kryesisht kur ka të dhëna apo fakte, përfshirë ato të njohura botërisht. Nga ana e saj, Prokuroria mund t’u kërkojë informacion vendeve të mësipërmeve për dënime penale me vendim të formës së prerë, për dënime penale me vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor, për masë sigurimi personal nga një autoritet gjyqësor, për urdhër kërkimi ndërkombëtar nga një autoritet gjyqësor si dhe për dëbime nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-ve, Kanadasë, Australisë apo një shteti tjetër të përcaktuar me vendim të Kuvendit.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)