Report Tv dhe shqiptarja.com publikon foton e Xhemal Lokës në gjykatën e Durrësit ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ai u arrestua 4 ditë pas vetëvrasjes me fotoksinë të gruas së tij Bedrije Loka.

Ndaj 45 vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje,  pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë.

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin  e masës së sigurisë ndaj tij. Prokurori është Ilir Hoxha. 


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike


Ora 13:14
E shoqja iu vetëvra, Xhemal Loka në gjykatë, Report Tv siguron foto nga seanca