E shtuna e mbushur me spektakël
Atletiko-Real Madrid, Juventus-Milan

E shtuna e mbushur me spektakël<br />Atletiko-Real Madrid, Juventus-Milan
Sot në orën 16:00 Reali i Madridit ndeshet me Atletikon në një derbi që pritet të dhurojë mjaft grindë dhe emocione. Edhe pse nuk ka të gatshëm Pepen, Ramosin, Marcelon, Hamesin dhe Coentraon, Anceloti nuk ka frikë nga kundërshtari. “Ne nuk kemi frikë nga Atletico. Po ashtu, nuk mendojmë për barazim.

Jemi duke u përgatitur për ndeshjen me synim të fitojmë. Ekipi është jashtëzakonisht i motivuar. Kemi vetëbesim dhe nuk dyshojmë se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”. Ndërsa Simeone beson se mungesat nuk do të ndikojë te Reali, pasi lojtarët rezervë janë pothuajse në të njëjtin nivel. "Mungesat e Realit nuk i kemi analizuar sepse Reali është skuadër që ka rezervë super yje. Skuadra ime është e gatshme fuqishëm për derbin dhe formacionin e kam gati. Mund të konfirmoj se Mandzukic dhe Griezman do të nisin nga fillimi në sulm".

Ndërsa në Serie A sonte në 20:45 do të zhvillohet një tjetër super ndeshje, deri i Italisë mes Juventusit dhe Milanit. Dy ekipet ndodhen në larg njëra tjetrës në renditje, por rivaliteti vazhdon të jetë i madh.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra