Një tjetër aksident me vdekje u shënua orët e para të darkës së sotme, rreth orës 20:00 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një 48 vjeçare me inicialet A.D banuese në lagjen "Qemal Stafa", Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Opel" me targa AA 230 TK, ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.
60 vje♪5ari është dërguar menjëhërë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit