Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.