E shtunë aksidentesh në Fier, 6 të plagosur, mes tyre 2 gra! Makinat 'fluturojnë' në kanal e mbi trotuare

Aksidente të një pas njëshme janë raportuar këtë të shtunë nga qyteti i Fierit. 3 mjete u përplasën në fshatin Ferm Çlirim me 4 të plagosur mes tyre tre gra.

Dy mjete të tjera u përplasën në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” ku është lënduar një prej drejtuesve.

Dhe në mbrëmje një tjetër mjet ka përfunduar në kanal në aksin Fier- Seman tek Ura e Bainozit. Sikurse shihni pamjet mjeti është dëmtuar plotësisht dhe i plagosur ka mbetur drejtuesi i saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Tjetër aksident në Fier, makina del nga rruga dhe bie në kanal (VIDEO)

Fier - E shtuna e aksidenteve në Fier, ka shënuar një tjetër dalje nga rruga të një automjeti i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në vendin e quajtur “ Ura e Bacinozit” në aksin Fier- Seman.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit i identifikuar si Ervis Ramaj, 36 vjeç, është plagosur dhe është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

'Rreth orës 21:30, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi E. R., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga",- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.

Ora 19:24
Fier/ Aksidentohen dy automjete në aksin Fier- Patos, përfundojnë në kanal

Fier - Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fier- Patos, në fshatin Portëz, ku një automjeti tip “Audi” është përplasur me një automjet tip "Opel".

Si pasojë e përplasjes së fortë dy automjetet me drejtues të identifikuar si Xh.G. dhe H.Rr., kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Raportohet se shoferi H.Rr., i cili ishte drejtues i “Opelit”, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Patos-Fier", në fshatin Portëz,  automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ora 17:15
Fier/ Përplasen dy automjete, katër persona të plagosur! Makinat të shkatërruara (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Fier ku janë përplasur tre mjete. Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Toyota".

Kanë mbetur katër persona të plagosur nga ky aksident që më pas janë strasportuar në spital. DKonkretisht të lënduar janë drejtuesit e automjeteve, si dhe dy pasagjeret e automjetit tip "Toyota" të cilat ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Report tv sjell pamje të rënda ku duken makinat të shkatërruara e madje njëra prej tyre ka fluturuar në trotuar.

Disa minuta më vonë një tjëtër aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar më pas në kanalin anës rrugës.

Ndërkohë grupet hetimore vazhdojnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mihallaq: 04/02/2024 07:38

    Hajduti do te gjeje streh ku ti coi milionat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat