TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, si si pasojë e një aksidenti rrugor iu mor jeta një të riu 23-vjeçar. 

 Ngjarja është regjistruar pranë tregut të "Uzinës Dinamo" ku një shofer kamioni me bylyk që po fuste materiale ndërtimi dhe hekur në pallatin brenda tregut, ka shtypur studentin e identifikuar si Reldi Guga i cili po lëvizte me biçikletë. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje e të rëndë, ku për pasojë eplagëve të marra humbi jetën ditën e sotme. 

Foto nga aksidenti 

 

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e policisë, e ndërsa një mesazh të ndjerë ka pasur pedagogu i tij, Erion Kristo. Teksa ka postuar një video të tij teksa përgjigjej "se në Shqipëri nuk zbatohen li gjet", ai e quan studentin e preferuar

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan profesor Kristo në postimin e tij.

Postimi i plotë i profesor Erion Kristos