Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u spiunua nga komshinjtë se posedonte armë zjarri në banesë. I riu, banues në Stojan-Ulëz ishte problematik dhe për këtë arsye ishte shoqëruar disa herë në Polici për konflikte brenda familjes.
Njoftimi i policisë:
Burrel
Bashkëpunimi i mirë me qytetarët , çon në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pa leje.
Arrestohet 22 vjeçari, i cili mbante armë zjarri kallashnikov pa leje në banesë.
22 vjeçari i njohur si problematik në marrëdhëniet familjare(konflikte familjare) , i shoqëruar disa herë nga Policia
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 27 fishek
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Geg Gjini, 22 vjeç, banues në Stojan-Ulëz.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe mbante armë zjarri pa leje, nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje, si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë.
Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale " Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.