E sulmoi Rama, këngëtari:
Më mirë me dinjitet sesa...

E sulmoi Rama, këngëtari:<br />Më mirë me dinjitet sesa...
Kryeministri Edi Rama thumboi LSI-në gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS ku u prezantuan objektivat e 100 ditëve të parë të qeverisë. Rama foli për ristrukturim të administratës shtetërore, ndërsa akuzoi ish-drejtorët e LSI se kanë bërë zullume në institucionet që kanë drejtuar.

Pas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilën Rama tha se ka lëshuar patenta pa kriter duke pajisur njerëzit me “armë”, Rama sulmoi edhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Njerëzore. Sipas tij, kur PS mori drejtimin e kësaj Agjencie në fillim të shtatorit, gjeti se aty ishte punësuar edhe një këngëtar.
 
“Kemi gjetur këngëtar të emëruar në punë te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Po, kemi gjetur këngëtar aty. Dhe sigurisht këngëtar të dështuar”, u shpreh Rama.  

Këngëtari Klajdi Musabelliu
Shqiptarja.com u interesua pas deklaratës së Ramës dhe rezultoi se bëhej fjalë për këngëtarin Klajdi Musabelliu, i emëruar te AKBN disa vite më parë. Ai ka reaguar menjëherë pas thumbimeve të Ramës.

Në një status në Facebook ku ka postuar edhe foto të bëra me Ramën si dhe diplomat universitare, këngëtari shkruan: "Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Më mirë këngëtar me dinjtet, sa sa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar". 
klajdi
(Postimi i Klajdi Musabelliut në Facebook)

klajdi musabelliu
(Në foto Edi Rama dhe Klajdi Musabelliu)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!