Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka reaguar pas shkrimit të publikur sot në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike, e cila pretendonte se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 1 miliard lekë për zyrën e ministres dhe tualetin, ndërsa për operacionet kundër zjarrit janë vënë në dispozicion katër herë më pak para.
Por përmes një statusi në Facebook, Kodheli shkruan se “Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë”.
REAGIMI I KODHELIT:
Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda.
Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë.
Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë!

(Postimi i Kodhelit në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com