BRINDISI - Ato që e tradhtuan ishin gjurmët e gishtave por për ta kapu,r ajo që ndihmoi indirekt, ishte e dashura e tij që mori në telefon pikërisht ndërsa po vidhte vilën e një çifti pleqsh. Kështu shqiptari Rufat Krrashi, 26 vjeç, që jetonte në Itali pa leje qëndrimi, e pa veten në burgun e Brindisi-t ku po qëndron edhe për vjedhje të tjera të ngjashme. Vetë drejtuesi i komisariatit të policisë, Sergio Culiersi, e pranon se në gjithë këtë histori nuk ka munguar “një dozë e mirë fati”.
Ngjarja që u publikua sot nga media italiane, në fakt ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të 22 tetorit të kaluar, kur një çift i moshuar, mbi 70 vjeç, u zgjua nga 3 hajdutë që kishin arritur të hynin nga një derë xhami. Dy pleqtë më pas ishin mbyllur në një bodrum të shtëpisë, pa dritë dhe me telat e telefonit të këputura. Duke përdorur drita dore, hajdutët kishin arritur të merrnin unazat e pleqve, një varëse me perla, një kompjuter, një televizor dhe 500 euro. Dy bashkëshortët, të frikësuar dhe në errësirë, kanë ulëritur deri në mëngjes kur nipi që banonte në një shtëpi aty pranë ka arritur t’i dëgjonte.
Policia ka arritur të gjejë te dritarja shenjat e gishtave të njërit prej banditëve, ato të Krrashit. Në arkiv nuk përputheshin me ato të ndonjë personi me precedentë por me 16 nëntor, në Brindisi, Krrashi tentoi të merrte një anije për në Shqipëri duke treguar një pasaportë me vizë turistike. Kontrolli në port tregoi se shenjat e gishtërinjve të tij ishin të lidhura me një grabitje në vilë, diku mes Modena-s dhe Imola-s. Pikërisht më 22 tetor, në orën e grabitjes, kishte marrë telefonatën e së dashurës duke u lokalizuar kështu në “qelinë” telefonike të zonës, provë kjo që e lidhi akoma më shumë me krimin.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com