Gruaja është përpjekur pa sukses të mbyllte derën e ballkonit, prej nga kishte hyrë sulmuesi, transmeton albinfo,ch. Ai pastaj e ka rrëzuar të moshuarën në dysheme, ia ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë, në kthina të ndryshme të banesës së saj.
Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë, akuzohet se pas përdhunimit ka kërkuar të holla nga plaka. Kur ajo kishte dashur t`ia jepte 10 euro, ai ia kishte marrë me dhunë portofolin nga dora dhe kishte ikur nga banesa me 100 euro të grabitura.
Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime në formë blanash të gjakut, përcjell albinfo.ch. Por, ajo nuk është infektuar me HIV. Deri tani Dzengis D. para trupit gjykues vetëm ka heshtur. Procesi kundër tij dtë vazhdojë më 16 janar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)