E trishtë! 39-vjeçarja në Tiranë nxirret me plaçkat në rrugë: I jam dorëzuar Zotit, atje gjej paqe!

Nuk është një treg ambulant. Sendet e përdorura janë gjurmë e jetës së trishtë të Florida Shehut, vajzës 39-vjeçare e cila prej mëse 1 jave jeton në qiell të hapur. Ato pak mobilie dhe enë kuzhine, janë gjithçka që ka. Është detyruar t’i lërë të hapura në anë të rrugës, në një ambient që vështirë ta pranojë se mund të kthehet në strehën e saj, pasi u nxor jashtë nga apartamenti ku qëndronte me qira në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.  “Në këtë moment i jam dorëzuar vetëm Zotit, atje gjej paqe”, thotë ajo.

Larg familjes, me vëllain e burgosur në Itali dhe prindërit në Amerikë me motrën, Florida na tregon se përfundoi jashtë pasi pronari i apartamentit nuk i pranoi të mbante një qen, të cilin e gjeti në rrugë.

“Kam parë që ata mbajnë vetë qenë në shtëpi. Qeni im s’ju bën keq askujt, sepse po rrinë me mua”, shprehet 39-vjeçarja.

Florida, me origjinë nga Memaliaj, tregon se ka mbaruar për Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë dhe se në Tiranë jeton prej moshës 18-vjeçare kur nisi studimet.

Nga Amerika familja e ka ndihmuar me vite për të siguruar jetesën, por sot me dhimbje thotë se nuk dëshiron t’u bëhet barrë. Beson se me përpjekje të mëdha do ia dalë të gjejë shtëpinë e radhës me qira, pavarësisht çmimeve në stratosferë.

“U bë disa ditë që qëndroj jashtë bashkë me sendet që kam, sepse nuk po gjej një shtëpi konkrete. Në 6 muajt e fundit, gati një vit që ka pasur rritje ekstreme të shtëpive. Ose do paguash shtëpinë, ose do ushqehesh e do vishesh, po të gjitha blihen”, thotë Florida.

Ndihet e zhgënjyer në vendin e saj dhe thotë se nëse do të kishte mundësi do të shkonte pranë familjes në Amerikë, por për të marrë vizën i duhet një kontratë pune, të cilën nuk e ka më prej muajit prill kur tregon se ka punuar në farmaci.

“Këtu janë shumë gjëra mbrapsht, duhet të shkosh tek orëndreqësi për të rregulluar këpucët. Nuk e shikoj jetën këtu, jam si peshku pa ujë. Është normale të përjashtohesh nga puna kur i ke dokumentat e rregull? Pse ça ka fytyra ime, fryma ime? Unë skam përse të hidhem në rrugë kur jam e aftë të punoj. Kam punuar edhe në punë të tjera, call center, edhe të laj lokalin, nuk më vjen turp ta them. Pagat këtu nuk i deklaron njeri, punojnë shumë në të zezë. Është e pamundur të krijosh familje, unë një qen dhe nuk po mundem dot ta mbaj”, tregon 39-vjeçarja.

Ditët e fundit ka humbur celularin dhe nuk po lidhet dot me familjen e saj.

Çdo fjalë që Florida Shehu thotë tingëllon kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar në jetën e saj aspak të lehtë.

“Po të shikosh sytë e mi, janë gati të mbyllur për gjumë”, shprehet ajo.

Florida thotë se po ushqehet nëpër fast-foode. Për tu freskuar gjen ambiente të ndryshme lokali për të shmangur pikun e vapës në qiell të hapur.

Në mesin e temperaturave ekstreme, Florida Shehu 39 vjeç ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, edhe pse përballë kamerës së Report Tv përpiqet të tregohet e fortë me shpresën se do ia dalë pa kërkuar lëmoshën e askujt.

“Nga njerëzit nuk kërkoj ndihmë. Vetëm kërkoj që të vënë trurin në punë, në lëvizje që mos t’i shikojnë gjërat shtrembër”, përfundon Florida. 

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2024 23:56

    Kush tha se te kerkohet kontrate per te marre vizen amerikane?! Kjo nuk hyn ne ate kategori,kjo mund te vinte me bashkim familjar me prinderit,se me motren kerkon me shume kohe.Pastaj kur s'je ne gjendje te paguash qirane,pse merr nje qen?! Sepse pavaresisht se c'thote kjo,historia e vertete e saj del neper rreshta:E diplomuar,por e pa pune ne profesionin e saj sepse e kane pushuar,ka qene e detyruar te punoje pune te ndryshme edhe ne te zeze.Jeta ne Tirane eshte bere shume e shtrenjte per cdo njeri e dy here me e shtrenjte per persona te papune edhe ndihmat qe mund t'ju dergojne te afermit nuk mjaftojne dhe qeni ishte vetem /sebepi/ per pronarin qe t'a nxirrte,por shkaku i vertete dyshoj se eshte qiraja.Ndihmojeni kete vajze duke i gjetur nje vend pune e nje dhome me qira sa per fillim.Ndoshta fati do t'i ndryshoje per mire!

    Përgjigju
  • David: 24/07/2024 21:50

    Me vjen ķeq per kete vajze. Shpresoj qe te gjej nje zgjidhje shpejt. Nuk mund te leme nje vajze te diplomuar rrugëve keshtu. Kane shpenzuar te gjithe per formimin e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas

Tiranë, pensionistët nisin marrjen e abonesë falas