E trishtë, humb jetën si pasojë e COVID-19 16-vjeçari nga Kosova, shënohet viktima më e re në vend si pasojë e virusit

E trishtë, humb jetën si pasojë e COVID-19 16-vjeçari nga Kosova, shënohet  viktima më e re në vend si pasojë e virusit

Foto ilustruese

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kosova, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, duke u bërë viktima më e re në moshë që humbi betejën me COVID-19 në vend.

Sipas mediave kosovare, 16-vjeçari ishte me origjinë nga Vitia dhe kishte sëmundje bashkëshoqëruese, gjë që renduan tepër situatën tij shëndetësore.

“Pacienti ka ardh që 10 ditë në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë prej fillimit. Ndërsa, edhe COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Numri total i infektimeve ka shkuar 74.748, ndërkohë që ai i viktimave është 1.674 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

“Drita jeshile” për ardhjen e vaksinave në vend nuk është hapur ende pasi në vend nuk ka mbërritur asnjë dozë.

Kosova është vendin i vetëm në rajon që nuk ka nisur vaksinimin anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës