E vërtetë, del në treg makina me ajër, 1 euro/100 km

E vërtetë, del në treg makina me ajër, 1 euro/100 km
“Epo, nuk punon me ajër” është një shprehje për të treguar që çdo makineri ka koston e saj. Por do na duhet të gjejmë një shprehje tjetër sepse po vjen makina me ajër dhe nuk është ndonjë shpikje që po rri brenda mureve të laboratorëve. Vitin tjetër makina me ajër e prodhuar nga MDI (Motor Development International) me seli në Luksemburg del në treg me një seri modelesh që variojnë në çmim nga 7 mijë euro e lart.

Gjigandja indiane e prodhimit të makinave, Tata, ka testuar motorët që punojnë me ajër të kompresuar. Kjo e redukton shumë harxhimin e makinës, 1-2 euro për 100 km

Modelet e para në treg do të jenë makina qyteti, që nga minivetura AirPod që kap 80km/orë, te AirOne me 100km/orë, deri te AirCity, një makinë e vërtetë për nga madhësia që arrin 130 km/orë, mund t’i porosisni në (www.mdi.lu)

Motori me ajër të kompresuar nuk është një shpikje e re në fakt, në vitet 1870 kjo teknologji u përdor në vagonët e minierave e më pas francezët ndërtuan një tram me ajër, por pastaj doli motori me karburant.

Ndërtuesit thonë se nuk do të ketë një rrjet distributorësh, por vetëm një rrjet fabrikash nëpër Europë, makinat do blihen drejt e në fabrikë, duke reduktuar më shumë kostot. Në të ardhmen konstruktorët janë të bindur se do shiten edhe autobusë e kamionë të kësaj lloj teknologjie.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja