Një befasi e këndshme u shënua në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame në Kroacisë, ku i pranishëm ishte dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. Presidentja e kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, në përshëndetjen e hapjes së fjalimit të saj, iu drejtua të pranishmëve edhe si një muslimane.

“Esselamu Alejkum” – ishin fjalët e presidentes Kitaroviç në shenjë respekti për komunitetin musliman në Kroacisë, gjest që solli duartrokitje të mëdha nga e gjithë salla. Momenti emocionues është në minutën e 1.49 të videos deri në 2.05.