E veja e Navalnyt: Një ditë dua të bëhem presidente e Rusisë! Putin përgjegjës për vdekjen e Aleksei-t

E veja e Navalnyt: Një ditë dua të bëhem presidente e Rusisë! Putin përgjegjës për vdekjen e Aleksei-t

Yulia Navalnaya dhe Aleksei Navalny

Yulia Navalnaya e veja e Aleksei Navalnyt ish opozitarit rus që vdiq në një burg në arktikun rus, thotë se një ditë do të jetë kandidate për president në Rusi.

"Qëllimi im është t'i bëj të gjitha këto dhe të ndihmoj që të ndodhin të gjitha këto ndryshime. Nëse do të kthehem në Rusi, do të marr pjesë në zgjedhje", ka thënë Yulia.

Në një intervistë për BBC britanike Navalnaya kërkon që populli rus të bëjë rezistencë dhe secili të japë kontributin e tij sado të vogël që vendi të jetë i lirë.

"Mos u dorëzoni. Çdo ditë bëni diçka për të afruar fundin e këtij regjimi. Një ditë të bukur ky regjim do të përfundojë patjetër dhe vendi ynë do të jetë i lirë, demokratik, normal dhe, sigurisht, i lumtur", ka theksuar ajo.

Ajo shpreh bindjen se Vladimir Putin do të përgjigjet për vdekjen e Alekseit dhe se për këtë po plotësohet një dosje e plotë me prova.

"Unë besoj se Vladimir Putin po përgjigjet për vdekjen dhe për vrasjen e burrit tim. Ndoshta do të duhet shumë kohë sepse, gjithçka ndodhi shumë larg gjithçkaje, ai ishte në burg, ishte vetëm në atë qeli. Pra, është shumë e vështirë të hetosh gjithë këtë” shtoi Yulia.

Aleksei Navalny shkruante në librin e tij për grimcat e cmendurisë së Putin. SIpas të vesë së tij, ai është vrasësi dhe i vetmi përgjegjës për vdekjen e bashkëshortit të saj.

"Sigurisht. Dua të them se ai e ka urdhëruar këtë. Dhe ne e kemi parë situatën, këtë helmim në vitin 2020. Dhe hetimi kishte treguar shumë qartë se burri im ishte helmuar nga Shërbimi Sekret nga Rusia. Kështu që nuk ka dyshime se ndodhi përsëri sepse ai nuk ishte... Edhe nga burgu ishte shumë i zhurmshëm dhe ishte kundërshtari më i fortë i Vladimir Putinit”, thotë ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak