Pasuria me vlerë 3 mln euro i është sekuestruar një 54-vjeçari, i cili është i dënuar në Itali për trafik drogë. Dy resorte në Sarandë, një subjekt dhe një kamion dhe një rimorkio i është sekuestruar 54-vjeçarit Emiljan Burba. Të dy këto resorte në Delvinë të Sarandës ishin ndërtuar pa leje, por ishte bërë aplikim për legalizim.
Këto pasuri dyshohet se janë nga përfshirja e Emiljan Burbës në trafikun e drogës, për të cilin ai po vuan edhe dënimin. Sekuestrimi i pasurisë vjen pas një hetimi dy vjeçar që është bërë kundrejt pasurive të Burbës ndërkohë që po vijon hetimi për të zbuluar nëse ka pasuri të tjera të cilat 54-vjeçari mund të ketë regjistruar në emër të personave të tjerë.
54-vjeçari është arrestuar në Tiranë në vitin 2014, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe më pas është ekstraduar drejt Italisë, atje ku po vuan edhe dënimin 21 vite burg për trafik droge.
Konkretisht, Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e mëposhtme
- Pasuria e poseduar nga shtetasi E. B., në qarkun Vlorë, njësia Delvinë adresa Vane, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim;
- Pasuria e poseduar nga shtetësja F.B., në qarkun Vlorë, njësia Vergo, adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim;
- Subjektin me nr. (NUIS) L871…, EMIL-2018, me administrator shtetasin E.B.; si dhe
- Asete të deklaruara të këtij subjekti: një kamion dhe një rimorkio.
Resorti i sekuestruar
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 12:44
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri
23 Nëntor, 21:27
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
a ka shtet ketu apo jo,,,si e merr lejen e ndertimit nje trafikant droge nuk e kuptoj,,,,,,pse nuk heton shteti sesi i ka bere leket ky njeri.....
Përgjigju