Tensionet politike në Kosovë u rritën ndjeshëm në Kosovë të premten pas shpërndarjes së Kuvendit. Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka sulmuar ashpër presidenten Vjosa Osmani duke e quajtur të “ verbuar për pushtet” dhe akuzuar se po i jep vetes kompetenca që nuk i takojnë.
Ai ngriti pikëpyetje edhe për amendamentet kushtetuese që presidentja propozoi për zgjedhjen e presidentit nga populli, duke thënë se ato u dorëzuan vetëm disa orë para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, nëse ky ishte një propozim për të mirën e republikës, Osmani mund ta kishte bërë shumë më herët gjatë mandatit të saj pesëvjeçar dhe jo në momentet e fundit.
Zulfaj tha gjithashtu se procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk do të kishte efekt të menjëhershëm, pasi amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh.
Ai e akuzoi presidenten se, në vend që ta mbyllte mandatin me dinjitet, zgjodhi të ndërmarrë një veprim që sipas tij përbën shkelje të Kushtetutës dhe sulm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pas pesë vitesh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës. Trashëgimi e pandershme”, shkroi ai.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.8%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 3530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një i pandehur mungon, afatet e paraburgimit u pezullohen të gjithëve! Ndëshkimi kolektiv shqetëson, avokatët: Antikushtetuese! Gjyqtari i GJKKO: Shkel të drejtat e njeriut
29 Mars, 08:35
-
Pse avancuam me energjinë si e do BE?
28 Mars, 20:12
-
Komuna e Prishtinës largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, autoritetet kërkojnë llogari për pasaktësitë
28 Mars, 15:37
-
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme
28 Mars, 11:16
-
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
27 Mars, 18:53
-
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit
27 Mars, 17:34
-
Kosovë/ Betohen para Presidentes Osmani 9 anëtarët e rinj të KQZ-së
27 Mars, 15:32
-
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në 'Nivelin 2'! Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më të sigurta
27 Mars, 13:48
-
Kurti drekon sot me Macronin në Paris, Vuçiç 'zbulon' dy kërkesat e kryeministrit të Kosovës
27 Mars, 11:53
-
Fitorja kundër Sllovakisë, qeveria në Prishtinë akordon 500 mijë euro shpërblim për përfaqësuesen e Kosovës
27 Mars, 09:40
-
Evis Berberi mbetet në burg, Kushtetuesja nuk shqyrton pretendimin se provat e marra nga celularët ishin të papërdorshme, rrezikohej dhe dosja ‘Balluku’
26 Mars, 14:42
-
Osmani përkujton 27 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe: Kujtesa është përgjegjësi, drejtësia domosdoshmëri
26 Mars, 14:34