E verdha, trendi i kësaj vere! Mësoni si ta kombinoni tendencën që mbizotëroi në dasmën mbretërore

E verdha, trendi i kësaj vere! Mësoni si ta kombinoni tendencën që mbizotëroi në dasmën mbretërore

Dasma mbretërore, Amal Clooney dhe Mbretëresha Elizabetë të veshura me te verdhë

Të gjithë ata që e ndoqën dasmën mbretërore, qoftë edhe nëpërmjet fotove në rrjetet sociale, me siguri që nuk u ka shpëtuar pa rënë në sy e verdha e Amal Clooney-it. Vera e 2018-s e sjell atë në modë, dhe pa frikë mund ta vishni edhe në dasmën e ndonjë mikeje. Pavarësisht bukurisë që ka, e verdha është një nga ngjyrat më të vështira për t’u kombinuar. Më poshtë ju tregojmë disa nga mënyrat e kombinimit më perfekte.

E verdha shafran është tonaliteti që duhet ta zgjidhni me patjetër. Kjo nuancë është përdorur nga Jacquemuspër koleksionin e tij të frymëzuar nga jugu i Francës. Pikërisht kjo ishte edhe  zgjedhja e Amalit, duke përfshirë edhe kapelen që tërhoqi shumë vëmendje në ditën e dasmës së Meghan e Harry-it.

Një e verdhë limoni, e zbehtë, thuajse e bardhë. Nëse niseni nga pasarelat milaneze të Luisa-s Beçaria-s dhe Trussardi-it kjo nuancë e të verdhës është veçanërisht e përshtatshme për njerëz me lëkurë transparente, të zbehtë dhe me flokë të kuq zjarri, tipi i Ema Stone, në të kundërt do të rrezikonit shumë.

Mos e zgjidhni kurrsesi një të verdhë okër. Ajo ka një tonalitet në të gjelbërt dhe përdorimi tek copa e mëndafshit do të ishte një ‘katastrofë’ mode. Mbretëresha Maxima e Hollandës e ka veshur disa herë kohët e fundit, por pa sukses. Edhe Karlie Klossme tentoi ta përdorte me një version flokësh bjondë- plantin por veshja binte në kontrast.

Një rënie e ngjyrave tropikale. Lule të mëdha, gjethe dhe zogj ekzotik të lejojnë një përzierje ngjyrash që përfshin të verdhën, por edhe jeshilen dhe të zezën. Kjo mund të jetë zgjedhja e duhur.

E verdha origjinale. Mbetet gjithmonë e bukur dhe e prefuar edhe ngjyra në versionin e saj më klasik. Në këtë rast duhet të keni parasysh vetëm një rregull: Sa më e errët të jetë ngjyra e lëkurës, ngjyrë natyrale ose e nxirë nga dielli, aq më e vogël do të jetë mundësia për të mos u dukur keq. Kini kujdes dhe në lidhje me ngjyrën e flokëve, bruneve do t’u shkonte më shumë se biondeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale