Gjykata e Durrësit ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj të gjykatës së Xhenovës për Durim Keçin, i dënuar në Itali për “shpërndarje, tregti të kokainës” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”. Ndryshe nga sa raportoi Partia Demokratike sot se Durim Keçi kishte mundur të rrëzonte ekstradimin e tij në Itali, “Shqiptarja.com” mëson se autoritet Italiane nuk kanë pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e tij në Itali.
Pala Italiane ka kërkuar konvertimin e dënimit me 8 vite e 9 muaj burg të dhënë nga gjykata e Xhenovës për Durim Keçin, të arrestuar nga policia në 11 tetor të vitit 2017 me qëllim ekstradimi pas kërkesës së autoriteteve italiane. Por, në 17 nëntor, pra një muaj pas arrestimit, autoritetet italiane ndryshuan kërkesën për Keçin nga ekstradim në njohje të vendimit penal italian në Shqipëri. Fillimisht në Itali, Keçi ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg, ndërsa më pas përfitoi ulje për shkak të amnistisë, por edhe faktin se dënimi për trafik droge në Itali është i lehtë në Shqipëri duke shkuar në favor të Keçit konvertimi.
Në 5 janar 2018 gjykata e Durrësit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Gëzim Veizi, duke i njohur dënimin Italian me 8 vite e 9 muaj burgim. Në këtë vendim gjykata e Durrësit shprehet si më poshtë: “…i zbritet periudha e dënimit të vuajtur në paraburgim në Itali, nga data 25.05.2002 deri më datë 19.12.2005, i ulet dënimi për efekt të amnistisë Italiane prej 3 vjet dhe i ulet periudha e paraburgimit e vuajtur në Shqipëri nga momenti arrestimit për llogari të ekstradimit në Itali, datë 11.10.2017…”.
Pra megjithëse ia ka njohur si vendim dënimi, gjykata e Durrësit njëherësh i ka njohur dhe amnistinë në Itali dhe periudhën e paraburgimit në këtë shtet. Për pasojë sipas llogaritjeve, Durim Keçit i është ulur thuajse e gjithë masa e dënimit, duke i mbetur për të vuajtur gati një muaj burgim. Edhe kjo periudhë është ezauruar dhe për pasojë nga ana e drejtorisë së Burgut dhe prokurorisë së Durrësit është urdhëruar lirimi i tij ditën e djeshme.
Opozita e ka denoncuar rastin, ndërsa ka akuzuar se trafikanti ka lidhje me socialistët, por Keçi në Maj ishte edhe në çadrën e PD. Alibeaj deklaroi sot se e ka liruar Edi Rama nga burgu duke e shpëtuar nga ekstradimi.
Sqarimi i dënimit për Durim Keçin
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Më 2013 dola me ndihmën e dhëndrit të vëllait të ish-ministrit Naço, më bënë sikur isha për të vdekur!
14 Janar, 12:44
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Zjarret në Los Anxhelos, bilanci i viktimave shkon në 25! Është djegur 37 mijë hektarë tokë
14 Janar, 12:29
-
16 muaj luftë në Gaza/ Associated Press: Hamasi i thotë Po marrëveshjes me Izraelin! Shkëmbim të burgosurish: 250 palestinezë për 5 ushtare izraelite
14 Janar, 12:29
-
Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara
14 Janar, 12:05
-
30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra
14 Janar, 12:04
-
Mish me nenexhik nga zonja Albana
14 Janar, 12:01
-
Reçel karrote nga zonja Albana
14 Janar, 11:57