E vërteta e vdekjes së 3-vjeçarit:
U përplas me airbag-un e makinës

E vërteta e vdekjes së 3-vjeçarit:<br />U përplas me airbag-un e makinës
TIRANE- Policia e Tiranës dha sot një version tjetër mbi vdekjen e 3 vjeçarit iniciale A.F mbrëmjen e djeshme në fshatin Marqinet 2 të Tiranës.
 
Fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të godinës ku banonte por sot paradite policia dha version tjetër pasi kishte bërë dhe verifikimin e disa dëshmive.
 
Sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se vdekja e fëmijës ka qenë aksidentale pasi ai ka marrë dëmtime të rënda nga përplasja me airbegun e sendiles e parë ku ishte ulur në automjetin e drejtuar nga babai i tij Rexhep Fejzo.

Familja ka qenë duke udhëtuar në automjetin BMW me targa BG 691 CY, kur ka hasur në një gropë dhe është bërë hapja në mënyrë automatike e aribag e cila nga përplasja me trupin e vogëlushit ka shkaktu dëmtime të brendshme.

Fëmija është dërguar menjëherë në Spital Ushtarak por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të mara. Për ngjarjen ka nisur dhe procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Rexhep Fejzos, babait të 3 vjecarit A.F.

(Lajmi fillimisht u publikua ne oren 23:00 te 18 korrik, dhe u perditesua me 19 korrik ora 14:11)
Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para