Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë me 18 vite burg për Admir Delajn, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e kreut të njësisë administrative të Selenicës, Fatmir Hodo, me nëntor të 2018.

Sipas njoftimit policor, viktima dhe autori kanë qenë së bashku në tavolinën e një lokali duke konsumuar pije alkoolike, kur pas 43 vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të Hodos. Ai është konfliktuar me Delajn për çështje pronësie.